Orlando CIty ka shënuar fitore me rezultat 3.1 ndaj Chicago Fire, në kuadër të ligës amerikane.
Nuk mjafton goli i Xherdan Shaqirit në Irlando, Chicago kthehet kokulur.
Shaqiri ka shënuar në minutën e 66-të nga penalltia.
Futbollistët Torres (38′ e 55′) dhe Enrique (75′) realizuan për Orlandon.
Shaqiri është zëvendësuar në minutën e 77-të.
Orlando renditet në vend të gjashtë me 31 pikë e Chicago në të 13-tin me 23 sosh në Konferencën e Lindjes.