• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dejvis trazon ujërat në Mynih, agjenti i po bën çmos për ta larguar nga kampionët për… Realin

02/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Merkatoja ka ndezur zyrtarisht “motorët” e transferimeve në kontinentin e vjetër, aty ku shkëndijat e para janë dhënë me “goditja të rënda”, ndonëse në gjirin e Bajernit vetëm aludimet mund t’u plotësojnë sadopak egon e tifozëve bavarezë. Rafel Guerreiro dhe Konard Laimer janë të vetmet afrime zyrtare, ndërsa Kim është në metrat e fundit për të veshur “kostumin” e rekordmenëve gjermanë.

dejvis de ligt

Përpos aludimeve mes Kejnit dhe Osimhenit, si “pyka” të denja për të djersitur numrin “9” në tempullin e bavarezëve, revoltat e ndryshme kanë gjetur terren. Pas Lukas Hernandezit dhe Benzhamë Pavarit, të cilët e kanë shprehur ambicien në ndryshimin e ambientit, Alfonso Dejvis nuk u ka shpëtuar zërave me natyrë të tillë. Prestigjiozja gjermane “Bild” ka tronditur tifozërinë e kampionëve në lidhje me kanadezin, duke cituar se agjenti i anësorit po punon për ta larguar klientin e tij prej Mynihut.

Nik Huozeh tha jo më larg se dy javë më parë se bordi nuk i ka në plan bisedimet rreth zgjatjes së bashkëpunimit. Por, tashmë, skenarët kanë pësuar rokadë, pikërisht bordi me Hënes në krye s’ndihen të sigurt me trajtesën e situatës nga agjenti Huozeh. Nik, së bashku me Dejvisin kërkojnë qetësi larg Mynihut dhe po presin oferta e duhura nga Reali, çka do të nënkuptojë hipotezën e largimit. Kontrata me kampionët i skadon në 2025-ën dhe çdo vit që kalon rrit pasiguritë mbi të ardhmen. Është fakt se nga Spanja nuk kanë munguar aludimet e monitorit nga “mbretërorët” në vigjilje të “aktorit” nga korsia e majtë në urdhrat e Tomas Tuhelit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

​Zyrtare, Llapi largon një tjetër lojtar të rëndësishëm

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.