Milan është në kërkim të një sulmuesi dhe tashmë në radarët e tyre është Samuel Çukueze, futbollist që aktivizohet në radhët e Vijarealit.
Kuqezinjtë kanë kontaktuar ekipin spanjoll për të nisur negociatat. Këta të fundit kanë vendosur një çmim prej 30 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij.
Futbollisti nga Nigeria ka luajtur 37 ndeshje sezonin e kaluar, ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 6 herë.
PANORAMASPORT.AL