Thursday, 23. April 2026
Sport

Di Maria rikthehet te Benfica

GS 02/07/2023 1 Min. Lesezeit

Angel Di Maria do të rikthehet te Benfica pas 13 vjetëve.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se klubi portugez pritet të përfundojë marrëveshjen me argjentinasin javën e ardhshme.

Edhe dëshira e Di Marias është vetëm që të rikthehet te Benfica.

Marrëveshja mes palëve tani është në fazat kryesore të nënshkrimit.

35-vjeçari ishte pjesë e Benficas për tre sezone, nga 2007 deri më 2010.

Pas “Shqiponjave”, Angel Di Maria luajti edhe për klubet e mëdha si; Real Madrid, Manchester United, Paris Saint-Germain e Juventus.

Fituesi i Kupës së Botës te Benfica do të rikthehet si futbollist i lirë.

Teilen: