E çuditshme, por e vërtetë, pas Marçelo Brozoviçit, skuadra arabe e Al Nassr, ka hedhur “grepat” edhe për portierin e tretë të Interit, Aleks Kordaz. 40-vjeçari pëlqehet nga drejtuesit, pasi mund të përdoret në dy role, edhe atë të portierit, por edhe si trajner portierësh tek ekipi i të rinjve.
Sipas asaj që raportohet nga mediat franceze, Kordaz shihet si një afrim i mirë për të zhvilluar skuadrat e moshave të Al Nassr.
PANORAMASPORT.AL