Thursday, 12. March 2026
Sport

VIDEO/ Nuk kanë fund surprizat në Europianin e 21-vjeçarit, Ukraina i jep “leksion” Francës dhe kualifikohet në gjysmëfinale 

GS 02/07/2023 1 Min. Lesezeit

Nuk kanë fund surprizat në Europianin e 21-vjeçarë. Ukraina mposhti mbrëmjen e sotme Francën ne rezultatin 1-3, duke u kualifikuar kështu për në gjysmëfinale, ku do të përballet me Spanjën. 

Ukraina

Edhe pse “Gjelat” kaluan të parët në avantazh me anë të Çerki, në minutën e 19-të, ukrainasit, mblodhën forcat duke përmbysur rezultatin që në fragmentin e parë të ndeshjes. Sudakov shënoi 2 herë në minutat 32 dhe 44, duke dërguar kombëtaren e tij në dhomat e zhveshjes në avantazh.

Për të vulosur sfidën mendoi Bondarenko në minutën e 86-të, i cili shënoi golin për 1 me 3.  Kujtojmë që dueli tjetër gjysmëfinal do të jetë ai mes Izraelit dhe Anglisë.  

GOLI I FRANCËS: VIDEO

GOLI I PARË I UKRAINËS: VIDEO

GOLI I DYTË I UKRAINËS: VIDEO

GOLI I TRETË I UKRAINËS: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

Teilen: