Javën e ardhshme do të mbahet një takim mes drejtuesve të Milanit dhe ndërmjetësit të sulmuesit të Atleticos, Alvaro Morata, raporton Daniele Longo.
Palët do të diskutojnë për transferimin e mundshëm të 30-vjeçarit spanjoll, i cili aktualisht është një nga synimet më specifike të “rossonerëve” për të forcuar sulmin.
Klubi beson se do të jetë në gjendje të mbyllë marrëveshjen për 12-15 milionë euro.
Sezonin e kaluar, lojtari shënoi 15 gola dhe 3 asistime në 46 ndeshje. /G.D abcnews.al/