Friday, 13. March 2026
Sport

I shpëtoi sulmit me thikë, kush është administratori i Korabit në listën e zezë të drejtësisë fqinje

GS 07/07/2023 2 Min. Lesezeit

Mëngjesin e ditës së sotme është administratori i klubi të futbollit “Korabi”, Fehmi Mëziu. Kreu i skuadrës së Korabit ishte në kërkim ndërkombëtar, teksa vetëm ditën e sotme është mundur të arrestohet.

I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni . Fast Albania, DVP ka finalizuar operacionin në kapjen e 51-vjeçarit.

Mëziu është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi prej vitesh së bashku me miqtë e tij investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi, madje duke ia dalë të ngjiste klubin edhe në Superligë gjatë sezonit 2016-17. Përpara vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit, teksa në fakt mund të themi se ishte një president “pa letra”, kjo për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër.

Pas vitit 2016, Mëziu pati një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t’u rikthyer muaj më pas.

Marsin e 2016, Fehmi Mëziu u sulmua me thikë në rrugën “Hoxha Tasim” në kryeqytet nga dy persona, duke shpëtuar nga sulmi edhe pas ndërhyrjes së policisë.

Pas këtij viti, Mziu u rikthye sërish në krye të klubit dibran, madje duke qenë pranë ngjitjes së ekipit në Superligë në dy raste, por pa ia dalë me sukses.

Teilen: