Trajneri i Man. Junajtedit, Erik ten Hag dëshiron të përforcohet me një numër 9, por ka fonde të kufizuara pasi nënshkroi Mejson Maunt dhe e vetmja zgjidhje është të fitojë para nga një numër i lojtarëve të skuadrës së tij. Nevoja e Junajtedit për një sulmues nuk mund të ishte më e dukshme pasi ata vuajtën në javët e fundit të sezonit të kaluar.
Ndërsa u bë gjithnjë e më e qartë se Vout Veghorst ishte i paaftë për të shënuar, skuadra e Ten Hag duhej të mbështetej te Markus Rashford dhe Entoni Marcial.
Ten Hag i bëri të qarta ndjenjat e tij për nevojën për një sulmues, por, një muaj pasi sezoni përfundoi, i vetmi lojtar i ri që ka mbërritur në” Old Trafford” është mesfushori Mejson Maunt, i cili tkurri buxhetin duke shpenzuar rreth 75 milionë euro. “Djajtë e Kuq” kanë një maksimum prej 140 milionë eurosh për të shpenzuar këtë verë për shkak të rregullave të përfitimit dhe qëndrueshmërisë së Ligës Premier dhe ata gjithashtu duhet të nënshkruajnë një portier pasi kanë bërë një kthesë të re në rinovimin e kontratës për David de Gea.
Mund të duhen rreth 55 apo 60 milionë euro për të marrë objektivin nr.1, Andre Onana nga Interi, që do të nënkuptonte maksimizimin e buxhetit pa asnjë sulmues të ri. Por ka një rrugëdalje nga dilema e shpenzimeve të United, dhe ajo është shitja e lojtarëve.
Klubi ka qenë tejet i pakujdesshëm kur bëhet fjalë për shitjen e lojtarëve, duke fituar vetëm 155 milionë euro që nga viti 2013, më e ulëta nga ekipet e tjera të ‘gjashtëshes’ së Ligës Premier dhe në kontrast të plotë me Çellsin, i cili ka fituar 825 milionë euro nga shitjet në të njëjtën periudhë. Por, Junajtedi ka shumë lojtarë nga të cilët mund të fitojnë para dhe shitja e tyre me mençuri është çelësi për rigjenerimin e skuadrës së Ten Hag.
Mediumi GOAL.com ka hedhur një vështrim se kë mund të shesin “Djajtë e Kuq” dhe në listë kanë përfunduar emra si: Xhadon Sanço, Hari Megajer, Skot MekTominej, Entoni Marsial, Din Henderson, Fred, Doni van de Beek, Entoni Elanga, Hanibal Mejbri, Aleks Telles, Brendon Uiliams dhe Erik Bejli.