Divock Origi raportohet se nuk e ka ndërmend të largohet nga Milani këtë verë, pavarësisht se ka disa oferta.
Gjërat nuk kanë shkuar siç duhet për sulmuesin belg në sezonin e tij të parë në “San Siro”.
Origi ishte “anonim” në sezonin e tij debutues me Milanin, duke shënuar vetëm dy gola në 36 paraqitje në të gjitha garat, teksa u përball me lëndime të lehta dhe formë të dobët.
Siç raportohet nga “Calciomercato”, 28-vjeçari dëshiron të provojë veten te “Rossonerët” dhe ka udhëzuar agjentin e tij që të refuzojë çdo ofertë që ka ardhur, përfshirë ato nga Arabia Saudite dhe Turqia.
Në javët e fundit, “Kuqezinjtë” thuhet se ia ofruan reprezentuesin e Belgjikës klubit anglez, ëest Ham United, si pjesë e një marrëveshjeje të mundshme për transferimin e Gianluca Scamacca.
Divock Origi ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në verën e vitit 2026.