Tuesday, 27. October 2026
Sport

Kosova me tre sportistë në LO për të rinj

GS 27/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kosova do të përfaqësohet me tre sportistë në Lojërat Olimpike për të Rinj.

Olimpiada e të rinjve mbahet prej 31 tetorit deri më 13 nëntor në Dakar të Senegalit kurse pritet pjesëmarrja e 2654 sportistëve të moshës prej 15 deri në 18 vjet.

Kosovën e përfaqësojnë Arba Hasanaj në xhudo, Shega Sejdiu në taekwondo dhe atleti Eris Abdullahu, i cili jeton në Gjermani dhe do të udhëtojë direkt për në Senegal.

Komiteti Olimpik i Kosovës të martën mbajti një konferencë për shtyp në të cilën prezantoi ekipin për Lojërat Olimpike për të Rinj.

Ky është edicioni i katërt i Lojërave Olimpike për të Rinj kurse Kosova debutoi në edicionin e kaluar, të mbajtur në vitin 2018 në Buenos Aires.

Atëbotë, Kosova ishte përfaqësuar me pesë sportistë ndërsa medalje broniz kishte fituar xhudistja Erza Muminoviq.

Teilen: