Saturday, 14. March 2026
Sport

EURO U-21/ Dy gjigandë europianë zbresin në fushë, ja kur luhet finalja mes Anglisë dhe Spanjës

GS 08/07/2023 1 Min. Lesezeit

Anglia U-21 dhe Spanja U-21 do tëluajnë me njëra-tjetrën në finalen e madhe të kampionatit Europian “Gjeorgji-Rumani 2023”.

angli u21 spanje u21

“Tre Luanët” rikthehen në një finale të tillë pas 14 vitesh, kur në vitin 2009 u mundën nga Gjermania. Kështu Anglia do të kërkojë trofeun e tretë në histori sa i përket këtij kompeticioni, pas atyre të fituar në vitet 1982 dhe 1984.

Nga ana tjetër Spanja është rekordmene e këtij kompeticioni pasi numëron 5 trofe, i fundit i fituar në vitin 2019 ndaj Gjermanisë.

Takimi do të luhet në orën 18:00, në stadiumin “Adjarabet Arena” në Batumi të Gjeorgjisë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: