• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, October 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape: Luaj gjithmonë për të fituar, nuk ka rëndësi fanella që vesh! Ja pse njerëzit mendojnë që jam arrogant

08/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kilië Mbape u shpall lojtari francez më i mirë për sezonin 2022/2023 nga L’Equipe dhe France Football. Ai dha një intervistë në të cilën analizoi sezonin dhe tregoi ambiciet e tij për të fituar gjithmonë.

MBAPE

“Arsyet për të besuar se është sezoni im i fundit në Ligue 1? Është shumë e thjeshtë, unë jam një konkurrent, kur luaj, luaj për të fituar. Dhe nuk ka rëndësi me kë luaj, nuk ka rëndësi fanella ime, nuk ka rëndësi se ku, pavarësisht vitit, nuk kënaqem kurrë me fitoren. Shkoj me pushime rikuperoj energjinë dhe kthehem me urinë që e dinë të gjithë. Unë jam gjithmonë i pakënaqur, kështu që kurrë nuk jam i impresionuar me atë që bëj. Tashmë është çelësi i parë për të kuptuar veten sepse çdo gjë që bëj, i them vetes se mund ta bëj përsëri dhe më mirë. E kam këtë uri për të fituar.

Nuk dua të jem në një ekip vetëm për të marrë pjesë. Prandaj ndonjëherë njerëzit mendojnë se jam arrogant. Nuk kam frikë as nga dështimi, është pjesë e karrierës së një futbollisti. Por e kam të thellë bindjen se kam lindur për të fituar dhe dua t’ua tregoj të gjithëve.

Nuk e di se çfarë i mungon PSG-së për të fituar Championsin, nuk është një pyetje për mua. Duhet të flisni me njerëzit që përbëjnë ekipin, të cilët organizojnë skuadrën, që ndërton këtë klub. Thjesht përpiqem të bëj punën time sa më mirë. Isha lojtari më i mirë, golashënuesi më i mirë për të pestin vit radhazi në Ligue 1. Shumë gjëra më bëjnë krenar. Së pari, kam vazhduar të fitoj tituj dhe sigurisht jam i kënaqur që kam ruajtur nivelin tim personal, me një sezon rreth 50 gola. Kam pasur momente dhe paraqitje të jashtëzakonshme, edhe pse mendoj se mund të bëja akoma më mirë”, u shpreh ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Largimi gjithnjë e më afër, Mbappe i “qepon” PSG-së me deklaratën e fundit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.