• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

PSG “thikë pas shpine” Real Madridit, nis negociatat me një klub tjetër për Mbappen

08/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

E ardhmja e yllit francez, Kylian Mbappe është vëmendja kryesore në mediat ndërkombëtare.

  

PSG po përpiqet ta bindë atë të nënshkruajë një marrëveshje të re, ndërsa Real Madrid shpreson ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu”.

Raportimi i El Nacional zbulon se Nasser Al Khelaifi është i gatshëm të përdorë çdo strategji për të mbajtur Kylian Mbappe që të mos arrijë te Los Blancos, për këtë arsye ai është i gatshëm të negociojë me klube të tjera në Evropë për transferimin e tij, transmeton lajmi.net.

Duke qenë se sulmuesi francez nuk ka ndërmend të nënshkruajë vazhdimin e kontratës me PSG-në, Nasser Al Khelaifi dha OK për bisedime me Liverpoolin.

Nasser Al Khelaifi, siç raportohet, e uli çmimin e futbollistit në 160 milionë euro për Liverpoolin krahasuar me të paktën 200 milionë euro aq sa kërkoi nga Real Madridi.

Pas emërimit të Luis Enrique si trajner i kampionëve francez, presidenti i klubit i ka dhënë një ultimatum sulmuesit, duke lënë të kuptohet se ai ose do të nënshkruajë një kontratë të re ose do të shitet nga kjo verë.

Superylli francez i futbollit është pjesë e Paris Saint-Germainit nga viti 2018 kur u transferua për 180 milionë euro nga Monaco./Lajmi.net/

  


Next Post

Daku te Rubin Kazani, Batatina: Krenar që lojtarët që i stërvita po bëhen lojtarë milionësh

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.