• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, October 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Daku te Rubin Kazani, Batatina: Krenar që lojtarët që i stërvita po bëhen lojtarë milionësh

08/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Transferimi i Mirlind Dakut në Rusi te Rubin Kazani është vetëm çështje kohe.

Daku lë skuadrën e Osijekas, të cilës Rubin Kazani do t’i paguajë plot 1.2 milionë euro për shërbimet e futbollistit kosovar.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Daku do të përfitojë një milionë euro në sezon. Në anën tjetër, ish-skuadra e tij, Llapi do të përfitojë plot 180 mijë euro nga shitja e Dakut, pasi që ka në zotërim 15% të kartonit të tij.

Tani, Daku si duket do të niset sot për ta finalizuar transferimin e tij në Rusi, sipas ish-trajnerit të tij, Tahir Batatina.

Batatina shkroi në “Facebook” duke thënë se nga sot fillon misioni i ri i Dakut, ndërsa u shpreh krenar që lojtarët që i ka stërvitur po shndërrohen në lojtarë milionësh.

“Sot së bashku me yllin e futbollit kosovar dhe ish yllin e skuadrës sime, Llapit, Mirlind Dakun, ishim në mengjes bashkarisht dhe isha për ta përcjellur drejt skuadrës së re ku u emocionova kur u përshendeta me të sepse kujtova ditët e para kur Lindin e transferova tek Llapi, si i besova dhe se sa shumë e mbështeta”, shkroi Batatina.

“Shumë i lumtur që si trajner arrita që lojtarët të cilët i stërvita të bëhen yje të futbollit dhe lojtar milonësh. Rruga e mbarë Lindi e sukseset mos t’u ndalshin asnjëherë”, shkroi më tej Batatina në “Facebook”.

Next Post

FSHF përcakton datën, Superiorja nis në gusht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.