Mbrojtësi spanjoll, Diego Jorente do të jetë pjesë e Romës deri në qershor 2024. Lajmi është bërë i ditur nga vetë futbollisti përmes një videomesazhi në rrjetet sociale.
“Përshëndetje të gjithë tifozëve të Romës, doja t’ju thoja se jam shumë i lumtur që jam kthyer. Mezi pres të nis një sfidë të re me këtë fanellë”, u shpreh ai.
👋 Messaggio da @diego_2llorente 🐺🤳#ASRoma pic.twitter.com/0ApZZ3ofIH
— AS Roma (@OfficialASRoma) July 8, 2023
“Jam krenar që mund të vazhdoj të jem pjesë e familjes Giallorossi. Kur pata mundësinë të vija te Roma në janar, nuk hezitova asnjë moment dhe aq më pak në këto ditë pritjeje e dija gjithmonë se do të bëja gjithçka për të qëndruar, jo vetëm për të vazhduar t’i përkas një klubi historik, por edhe për të gjetur bashkëlojtarët e mi dhe për të luftuar përsëri me ta dhe me tifozët tanë për të arritur objektivat që kemi. E meritojmë, sigurisht që mund të bëjmë diçka të madhe” , deklaroi ai pas marrëveshjes me verdhekuqtë.
Rikujtojmë që Jorente u huazua tek Roma në merkaton e janarit dhe pas përfundimit të kampionatit ai u rikthye sërish tek Lids. Falë paraqitjes së tij, klubi verdhekuq vendosi ta rikthej sërish në ekip ku do të qëndrojë për 1 vit.
PANORAMASPORT.AL