Shqipëria do të luajë ndeshjen e katërt kualifikuese për “EURO 2024” kundër Republikës Çeke në Pragë, më 7 shtator nga ora 20:45.
Duket se tifozët shqiptarë kanë besimin se ëndrra për të luajtur sërish në Evropian do të realizohet sërish pas dy fitoreve kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe.
Kështu në Pragë duket se do të ketë një mbështetje të madhe nga tifozët e Kombëtares.
Gazeta shqiptare Panorama mëson se 800 biletat që ishin në dispozicion të tifozerisë shqiptare janë shitur të gjitha.