Gardiani i portës së Lirisë, Drilon Hodaj, ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin.
Ditë më parë u raportua që Hodaj mund të largohet nga klubi prizrenas, por ai ka zgjedhur t’i qëndrojë besnik atyre.
Hodaj, që në ndeshjen e barazhit me Ferizajin, ishte figura qendrore, ka refuzuar disa oferta dhe është përcaktuar për ekipin e zemrës-Lirinë.
“Jam i lumtur për akordin. Bashkë me shokët e skuadrës , do të jap maksimumin për klubin e fëmijëris”, tha Hodaj pas nënshkrimit të kontratës./Lajmi.net/
Teilen: