Ballkani do ta nis nesër aventurën në garën më prestigjioze evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.
Kampioni i Kosovës do të ballafaqohet me atë të Bullgarisë, Ludugoretsin, sfidë që zhvillohet të martën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, transmeton lajmi.net.
Në prag të kësaj ndeshje, Ballkani ka bërë të ditur se trajneri Ilir Daja do të flas sot në një konferencë për media në ora 18:30. Nashkë me trajnerin, aty do të jetë edhe mbrojtësi Armend Thaçi.
“Ftesë për Media
Njoftojmë të gjitha mediat se sot në orën 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri” mbahet konferenca për gazetarë, në prag të ndeshjes së nesërme kualifikuese për Ligën e Kampionëve, Ballkani – Ludogorets.
Në konferencë paraqitet kryetrajneri Ilir Daja dhe kapiteni i dytë i skuadrës, Armend Thaqi”, thuhej në njoftimin zyrtar të klubit./Lajmi.net/