Saturday, 14. March 2026
Sport

Bellingham: Jam gati të luaj, gjuri im është shumë mirë

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Real Madridit, Jude Bellingham, foli me ‘MARCA’ përpara seancës së parë stërvitore të skuadrës.

Los Blancos do të dalin në fushën e stadiumit Alfredo Di Stefano në ‘Valdebebas’ këtë të hënë dhe Bellingham është gati të përballet me tërësinë e para-sezonit.

  

“Ndihem mirë dhe jam gati për stërvitjen e parë. Jam gati të luaj dhe gjuri im është shumë mirë”, tha ai.

Bellingham e përfundoi sezonin 2022-2023 me një dëmtim i cili ngriti disa pikëpyetje në lidhje me gjendjen e gjurit të tij, por duket se ai do të jetë gati që nga fillimi.

Kontrollet rutinë mjekësore për çdo lojtar janë kryer sot, ku lojtarët do të kryejnë seancën e parë stërvitore pasdite.

Modric, Carvajal, Nacho dhe Joselu do t’i jepen disa ditë shtesë pasi mbrojtën vendet e tyre në pushimin e fundit të FIFA-s, që i pa ata të konkurrojnë për titullin e Ligës së Kombeve./Lajmi.net/

  

  


Teilen: