Saturday, 14. March 2026
Sport

Fillon shitja e biletave për ndeshjen Dukagjini – Europa

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Dukagjinit ka njoftuar që fillon shitja e biletave për ndeshjen në Evropë.

Dukagjini do përballet me Europa FC në rrethin e parë kualifikues për në Konferencë Ligë.

  

Ata sot kanë njoftuar që kanë dalë në shitje biletat për këtë përballje.

Ndeshja zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’, më 13 korrik, nga ora 19:00.

Çmimi i biletave në lindje është 2 euro, perëndim pesë, kurse zona Vip 10.

“FILLON SHITJA E BILETAVE

Pika e parë e shitjes të biletave për ndeshjen ndaj Europa FC, rrethi i parë kualifikues ne UEFA Conference League, është sot ditë e hënë tek sheshi “Muje Krasniqi” ne qendër të qytetit të Klinës, me fillim nga ora 18:00, dhe do të vazhdoj edhe te martën dhe te mërkurën, ku do të njoftoheni përseri për pikat dhe kohën e shitjes.

Çmimi i biletave është sikur ne vijim;

LINDJE – 2€

PERËNDIM – 5€

VIP – 10€”, thuhej në njoftimin e klubit./Lajmi.net/

  

  


Teilen: