Saturday, 14. March 2026
Sport

Onana drejt Junajtidit, Rio Ferdinand: Duhet të gjejë ekuilibrin e duhur, i përshtatshëm për ekipin e Erik ten Hag

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Perspektiva që Andre Onana të mbrojë portën e Mançester Junajtidit kënaq, por me rezerva, ishmbrojtësin e anglezëve, Rio Ferdinand.

onana

“Ai do t’i japë Junajtidit më shumë besim dhe më shumë aftësi për të luajtur nga prapa dhe mendoj se ai është i përshtatshëm për ekipin e Erik ten Hag. Është një portier vërtet modern, shikon rivalët që i ushtrojnë presion dhe nuk e kap paniku. Gjithsesi mënyra se si luan është e rrezikshme. Në atë mënyrë ai rrezikon të bëjë mjaft gabime, por kjo ka të bëjë me qëndrimin besnik ndaj bindjeve të tij dhe të qëndrojë i qetë gjatë gjithë kohës që gjendet në një situatë të tillë”, u shpreh Rio Ferdinand.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: