Saturday, 14. March 2026
Sport

Xhiuntoli tha se është tifoz i Juventusit që i vogël, De Laurentis nuk përmbahet: Po ta dija, do ta…

GS 10/07/2023 2 Min. Lesezeit

Kristiano Xhiuntoli bëhet përsëri objekt diskutimi te Napoli. Drejtori sportiv, vendosi të largohej nga napolitanët pasi ia doli të ndërtonte një skuadër që u shpall kampione në Itali. Presidenti De Laurentis i dha leje të largohej drejt bardhezinjve duke ndërprerë kontratën me të, por dukshëm ka qenë i pakënaqur me vendimin e ish-drejtuesit të klubit të tij që po përforcon në këtë mënyrë rivalët direkt.

de laurentis xhiuntoli

Pakënaqësitë janë rritur padyshim pas deklaratave të lëshuara së fundmi nga Xhiuntoli në prezantimin e tij si drejtori i ri sportiv i Juventusit. Ai deklaroi se kishte qenë juventin që i vogël, teksa bënte 8 orë rrugë me autobus për të ndjekur ndeshjet e kësaj skuadre.

Presidenti i Napolit, është hakmarrë në mënyrën e tij ndaj kësaj “tradhtie” të Xhiuntolit, teksa u është përgjigjur gazetarëve që e ngacmuan rreth këtyre fjalëve  gjatë konferencës së prezantimit të fanellave të reja të klubit kampion.

“Nuk e prisja me të vërtetë, me ka gjetur të papërgatitur. Nëse do ta kisha kuptuar më parë, do ta kisha hequr qafe më parë”, tha numri 1 i klubit të Napolit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: