Saturday, 14. March 2026
Sport

Romano jep detaje të reja për Mbappe, eksperti i merkatos e sheh francezin te Reali

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Fabrizio Romano e ka të qartë se Kylian Mbappe do të luajë për Real Madrid sezonin e ardhshëm. Gazetari italian, është i bindur se kjo javë ose maksimumi në vijim do të jetë kyçe për zgjidhjen e telenovelës.

Pavarësisht kësaj, ai konsideron se francezi sezonin e ardhshëm do të luajë për Los Blancos. Ai beson se është e pamundur që ai të kthehet në Parc des Princes sepse marrëdhënia e tij me PSG-në është plotësisht e prishur.

Gjithçka tregon se këtë herë, Mbappe do të përfundojë në Santiago Bernabeu.

Në dhomën e zhveshjes së Real Madridit ata presin me krahë hapur Kylian Mbappen dhe nuk hezitojnë ta tregojnë. /G.D abcnews.al/

Teilen: