Saturday, 14. March 2026
Sport

“Nuk prisja të fitoja kaq trofe tek Reali”, Kros: Përmbysjet janë psikologjike, në Bernabeu ndodhin gjëra…

GS 10/07/2023 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kros ka dhënë një intervistë për “El Paìs”, ku ka folur për karrierën e tij me fanellën e “Los Blancos”, me të cilën fitoi gjithçka. Gjermani foli edhe për përmbysjet e mëdha të ndeshjeve teksa u shpreh se gjithçka ka të bëjë me psikologjinë.

cde834b2-bb93-4fcd-b398-604a04206dfb

 

“Kur mbërrita te Real Madrid mendova: Të shpresojmë të fitojmë diçka, ndoshta një Champions. Vija nga një gjigant si Bajern, kisha idenë sesi të luaja për shumë vite, të gjeja vendin tim, të tregoja cilësinë time dhe të kisha një marrëdhënie të mirë me klubin. Prisja shumë, por jo kaq.”

Përmbysjet historike- “Të gjitha rikthimet kanë të bëjnë me psikologjinë. Pasi e keni bërë diçka të tillë shumë herë, besimi rritet dhe ekipi beson akoma më shumë. Një gol apo një shans i humbur mund të ndryshojë gjithçka, edhe ndaj kundërshtarëve të fortë. Pas një goli në Bernabeu, gjthmonë ka presion të madh. Aty ndodhin gjëra që nuk janë të natyrshme”, deklaroi Kros.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: