Qendërmbrojtësi gjerman Jan Aurel Bisek ka zbarkuar në aeroportin Linate për të nënshkruar me klubin e tij të ri.

Interi do ta vendosë atë në dispozicion të Simone Inzagit sapo të përfundojë marrëveshjen me klubin danez Aarhus.
“Jam i lumtur që jam këtu. Interi? Gati për këtë sfidë. Muri i ri i Interit? Shpresoj!” ishin fjalët e para të Bisek për “TuttoMercatoWeb”.
Zikaltërit ende duhet të përcaktojnë disa detaje me klubin e lojtarit, të cilit do t’i paguhet klauzola prej 7 milionë euro. Do të organizohen vizitat e zakonshme mjekësore dhe më pas qendërmbrojtësi do të mund t’i bashkohet skuadrës së tij të re.
PANORAMASPORT.AL
Teilen: