Saturday, 14. March 2026
Sport

Liga e Kampioneve/ Daja kërkon të përsërisë veten, Duro shpreson në debutim historik

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Liga e Kampioneve rikthehet sot me turin e parë eliminator, aty ku skuadrat nisin rrugëtimin për të synuar që të shkojnë sa më larg në Europë. Mes shumë skuadrave europiane, luajnë edhe 3 ekipet shqiptare që kanë fituar tituj kampionë në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

champions

Veç Partizanit, në fushë do të zbresin edhe Struga dhe Ballkani. Struga e drejtuar nga Shpëtim Duro ka udhëtuar për në transfertën lituaneze ndaj Zalgiris. Ndeshja do të nisë në orën 18:00.

Ndërkohë, Ballkani do të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” përballë bullgarëve të Ludogorets. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja tashmë ka eksperiencë në garat europiane, duke qenë se sezonin e fundit arriti deri në grupet e Ligës së Konferencës e tashmë emocioni në Europë, është diçka e provuar më parë.

NDESHJET:

18:00 ZALGIRIS – STRUGA

20:45 BALLKANI – LUDOGORETS

20:45 PARTIZANI – BATE BORISOV

PANORAMASPORT.AL

Teilen: