Saturday, 14. March 2026
Sport

ZYRTARE/ Erdhi për të zëvendësuar Brojën, sulmuesi i talentuar i Çelsit huazohet të surpriza e Bundesligës

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

David Datro Fofana është zyrtarisht një futbollist i Union Berlinit, me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë që huazohet për një vit në Bundesligë.

david datro fofana

20-vjeçari erdhi në janar te Çelsi për të zëvendësuar Armando Brojën, i cili pësoi një dëmtim të rëndë duke humbur sezonin.

Gjithsesi Fofana nuk shkëlqeu aq sa pritej dhe për këtë arsye trajneri Poçetino zgjodhi që ta huazonte për një vit te Union Berlini, me këtë të fundit që surprizoi sezonin e kaluar, duke siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: