Milani ka qenë aktiv në merkaton e verës dhe deri më tani ka arritur të sigurojë shërbimet e 3 lojtarëve. Loftus Çik, Romero dhe Sportielo kanë zbritur ditën e djeshme për herë të parë në fushë me fanellën kuqezi, teksa një tjetër afrim është shumë pranë skuadrës.
Kristian Pulisiç pritet që të mbërrijë në Milano ditën e nesërme për të firmosur kontratën me kuqezinjtë. Në mëngjes është planifikuar që mesfushori amerikan të mbërrijë dhe më pas të zhvillojë menjëherë vizitat mjekësore dhe në drekë, ai do të firmosë për t’u prezantuar nga klubi.
Pulisiç i ka kushtuar Milanit 20 milionë euro përfshirë edhe bonuset dhe me kuqezinjtë do të firmosë një kontratë 4 vjeçare. Pas firmës me Loftus Çik, Pulisiç bëhet lojtari i dytë që firmos me Milanin në këtë merkato nga Çelsi.
PANORAMASPORT.AL