Sunday, 15. March 2026
Sport

Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit në Gjakovë

GS 11/07/2023 2 Min. Lesezeit

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka njoftuar për fillimet e punimit të stadiumit të qytetit.

Ditë më parë i njëjti njoftoi që kanë ndarë 2.5 milionë euro për të ndërtuar stadiumin në Gjakovë.

  

Teksa sot Gjini njofton që ka nisur puna për ndërtimin e tij.

Ky pritet të jetë një projekt madhor që udhëhiqet nga dy kompani serioze, konkretisht tribuna lindje dhe perëndim si dhe pjesa e fushës e cila do të shndërrohet në tërësi.

Ky është njoftimi i Gjinit:

“Sot, është një ditë shumë e veçantë!

Kjo, sepse edhe zyrtarisht filluan punimet për vazhdimin e Stadiumit të Qytetit nga dy kompani serioze, konkretisht tribuna lindje dhe perëndim si dhe pjesa e fushës e cila do të shëndrrohet në tërësi.

Më entuziazmon fakti që ky projekt madhor, do t’iu shërbejë shumë gjeneratave ndër vite, duke qenë një tempull i sportit dhe kulturës.

Për këto faza që i nisëm sot, Komuna e Gjakovës do të investojë rreth 2.5 milionë euro. Shpresojmë që pjesa e projektit, e nisur nga Ministria do të vazhdojë, në mënyrë që konstrukti të jetë i përfunduar e më pas të vazhdojë pjesa e mbulojës, ndriçimit dhe të gjitha pjesët që i takojnë një stadiumi të mirëfilltë.

Stadiumi i Qytetit të Gjakovës, do të jetë aset i rëndësishëm për Gjakovën, por edhe gjithë Kosovën dhe kjo më bën jashtëzakonisht të lumtur dhe krenar”./Lajmi.net/

  

  


Teilen: