E ardhmja e Viktor Osimhen duket se do të jetë te Napoli, edhe pse interesi për të nuk mungon nga shumë klube të mëdha europiane.
Kësaj teme i është rikthyer dhe njëherë të flasë presidenti i “axurrëve”, Aurelio De Laurentis, i cili tregoi se vetëm PSG-ja mund ta përballojë çmimin e vendosur për sulmuesin nigerian.
“I vetmi klub që mund ta përballojë Viktor Osimhenin është PSG. Nëse Naser Al Khelaifi vjen me një ofertë prej 200 milionë eurosh atëherë ne do të presim dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë personalisht mendoj se Viktor do të qëndrojë këtu”, tha numri 1 i Napolit për “Mediaset”.
PANORAMASPORT.AL