Ish-lojtari i Manchester City-t, Benjamin Mendy, ka mohuar në seancën e fundit gjyqësore se ka abuzuar seksualisht dy gra.
Mbrojtësi francez akuzohet për tentativën për përdhunim të një vajze 29-vjeçare në shtëpinë e saj në Cheshire në tetor 2018. Ai gjithashtu akuzohet për përdhunimin e një vajze 24-vjeçare në shtëpinë e saj dy vjet më vonë.
Megjithatë sipas raportimeve të medieve britanike, së fundmi, Mendy mohoi akuzat në Gjykatën Chester Crown dhe tha se takimet ishin konsensuale.
“Ishin takime që janë bërë edhe me dëshirën e tyre, pra konsensuale”-mësohet të ketë thënë Mendy.
Francezi ishte shpallur i pafajshëm për sulme seksuale të pretenduara nga gra të tjera gjatë një seance gjyqësore që përfundoi në janar 2023, por juria nuk arriti të merrte një vendim vetëm për dy çështje, hetimi i së cilave vazhdon ende.