• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mateus: Zomer varet nga Nojer, por a e pret Interi?

11/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Lotar Mateus e njeh mirë si Interin ashtu dhe Bajernin e Mynihut dhe për “Sky Sports De” ka komentuar mbi situatën e lojtarit, që për momentin lidh dy klubet: Jan Zomer.

Mateus

“Për sa i përket çështjes së Zomerit, shumë nga e ardhmja e tij varet nga Manuel Nojer dhe për sa kohë që nuk ka qartësi mbi kohën e rikuperimit të tij, nuk do të ketë qartësi as për çështjen e Zomerit. Nuk është numri një i padiskutueshëm te Bajerni, edhe pse është një portier i madh dhe ka qenë për shumë vite shtylla e Gladbahut. Pastaj jo vetëm te Bajerni, por Zomer së fundmi duhet të bëjë edhe llogarinë me kombëtaren, aty ku ka një konkurrencë të madhe me Gregor Kobel. As aty nuk është i padiskutueshëm”, tha ish-lojtari i bavarezëve, që u kthye më pas te ish-klubi tjetër i tij, Interi.

“Unë jam dakord që Zomer ka nevojë për minuta, pasi kërkon të luajë në Europianin e vitit të ardhshëm, por duhet t’i bëjë mirë llogaritë. Pyetja është sa të gatshëm janë ai, stafi i tij dhe Interi, si blerës potencialë, të presin një vendim që varet nga Nojeri? Pastaj ka edhe një pyetje tjetër për sa i përket Bajernit. A u duhet ai atyre si personalitet? Zomer është më shumë një djalë i qetë, që nuk i kritikoi kurrë shokët e tij të skuadrës. Nëse bëjnë Aleksandër Nybel portierin e parë, Bajerni do të humbiste besueshmërinë dhe Nojer do të largohej 100%”, përfundoi ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Bavarezët” kërkojnë Harry Kane, opsione të tjera Vlahovic e Julian Alvarez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.