Me skuadrën e Tottenham, që kërkon së paku 100 milionë euro për kartonin e “bomberit” të tyre, Harry Kane, “bavarezët” e Bayern Munich janë në kërkim të alternativave të tjera për të forcuar sulmin e tyre gjatë kësaj merkatoje vere.
Kampionët e Bundesliga janë të vendosur ta sjellim Kane në “Allianz Arena”, por në rast se Spurs nuk pranojnë ofertën e “bavarezëve” gjatë këtij fraksioni merkatoje, këta të fundit do të nënshkruarjnë me “bomberin” verën e ardhshme, ku anglezi do të ketë përfunduar kontratën e tij me Tottenham.
Në krahun tjetër, Bayern është duke mbajtur nën vëzhgim dy opsione të tjera në rast se nënshkrimi me Kane dështon gjatë kësaj vere. I pari është argjentinasi i Manchester City, Julian Alvarez dhe i dyti në radhës është “bomberi” serb i Juventus, Dusan Vlahovic, me të dy lojtarët që kërkohen nga “bavarezët” thjesht si huazim për një sezon. /i.m /abcnews.al