Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë një postim të rëndësishëm në lidhje me stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të zhvillohet ndeshja e sotme mes Ballkanit dhe Ludogorets.
Me fillim nga ora 20:45 kampioni i Kosovës, Ballkani do të zhvillojë ndeshjen ndaj Ludogorets, e vlefshme kjo për kualifikimet në Ligën e Kampionëve.
FFK tani ka bërë të ditur se stadiumi “Fadil Vokrri” është i gatshëm për ndeshjen mes Ballkanit dhe Ludogorets.
“Stadiumi “Fadil Vokrri” i gatshëm për ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve, Ballkani vs Ludogorets, që zhvillohet sonte në orën 20:45”, shkruante në komunikatën e FFK-së.