• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

E bleu Torino por nuk e merr as në stërvitje

11/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga surprizat më të mëdha të viteve të fundit në listat e kombëtares shqiptare të futbollit ka qenë Kevin Haveri.

Mbrojtësi i majtë, edhe pse nuk kishte luajtur me përfaqësueset e moshave prej shumë vitesh, çuditërisht u shfaq në listën e përfaqësues A në një nga ndeshjet e fundit nën drejtimin e Edi Rejas, miqësoren ndaj Estonisë.

Një ftesë e papritur pasi bëhej fjalë për një futbollist i cili asokohe luante në Serinë D italiane.

Por pas asaj ftese, edhe pse u ngjit në Serinë C me Riminin, Haveri nuk figuroi më në listat e përfaqësues shqiptare.

Lojtari pak javë më parë u transferua përfundimisht te klubi i Torinos, ku nënshkroi një kontratë trevjeçare dhe ky mendohej se do të ishte hapi i madh i karrierës.

Por me sa duket skuadra e Serisë A nuk e ka në plane aktualisht futbollistin, pasi ai nuk gjendet në listën e të grumbulluarve për fazën përgatitore.

Sipas mediave italiane, kjo situatë po shtyn futbollistin drejt kërkimit të një vendi ku të mund të luajë, duke iu afruar “zbritjes” një kategori më poshtë, ku Askoli ka shfaqur interes për shërbimet e tij.

Next Post

LIVE VIDEO/ Xhixha tund rrjetën në Champions, ish-sulmuesi i Tiranës shënon për azerët. Mësoni rezultatet në kohë reale (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.