Sunday, 15. March 2026
Sport

FOTOLAJM/ Një tifoz special në “Air Albania”, Igli Tare ndjek nga afër sfidën e “demave”

GS 11/07/2023 1 Min. Lesezeit

Ndër shumë tifozët e pranishëm në mitikun “Air Albania”, për të ndjekur sfidën e parë të “demave të kuq” të Partizani në kualifikueset e Champions League, ndaj bjellorusëve të BATE Borisov i pranishëm ishte dhe një tifoz tepër i veçantë.

Bëhet fjalë për ish-drejtorin sportiv të “shqiponjave” të Lazio, Igli Tare, i cili ndodhet në kryeqytet dhe duket se këtë mbrëmje ka vendosur të mbështesë ish-ekipin e tij, teksa kujtojmë se ish-“bomberi” i Kombëtares sonë ka qenë pjesë e “demave”, në sezonin 1993-1994. /i.m /abcnews.al 

Teilen: