• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Një tjetër Bakajoko dhe djali i Dardait, zbulohen emrat e rinj të merkatos së Milanit

12/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht profileve që qarkullojnë prej ditësh, Milani punon në shumë drejtime për të përforcuar korsinë e djathtë në aspektin ofensiv dhe për mesfushorë. Sipas raportimeve nga gjermanët e “Bild”, Gladbahu është shumë i interesuar për talentin e Hertës së Berlinit, Bençe Dardai.

pioli loftus cik

Klubi gjerman në fakt do të duhet përballet me konkurrencë nga disa homologë të mëdhenj europianë, mes të cilëve është edhe Milani. Sipas të njëjtit burim, specialistët kuqezi e kanë monitoruar 17- vjeçarin për disa kohë.

Sezonin e kaluar, ai bëri 21 paraqitje për ekipin U-19 të Hertës, ku shënoi gjashtë gola dhe grumbulloi njëmbëdhjetë asiste duke luajtur si fantazist. Ai gjithashtu luajti një rol kyç në fitoren e Kampionatit Europian U-17 me Gjermaninë, duke shënuar penalltinë vendimtare në finale, që vlejti për të mposhtur Francën.

ANËSORI – Ka një emër të ri për krahun e djathtë ofensiv të Milanit. Lajmin e ka bërë të ditur “La Gazzetta dello Sport”, që thekson se klubi kuqezi në fakt i ka vënë sytë edhe Johan Bakajokos. I lindur në vitin 2003, ai luan për PSVnë, e cila e vlerëson rreth 25 milionë euro.

LOJTARET

Futbollisti belg, i vjen nga një sezon me 9 gola dhe 6 asiste në 39 ndeshje mes kampionatit, Ligës së Europës dhe kupave kombëtare me PSV-në. Megjithatë, skuadra holandeze nuk duket se do të dorëzohet lehtë, sidomos nëse mbajmë parasysh kontratën ende të gjatë (skadon më 30 qershor 2026) dhe interesin e gjermanëve të Lajpcigut.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Chiesa në Angli, por fillimisht duhen larguar Salah e Saint-Maximin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.