Sunday, 26. April 2026
Sport

Arteta për kalimin e Xhakës te Leverkusen: Ai mendoi se tani ishte koha e duhur

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për largimin e mesfushorit Granit Xhaka.

Mesfushori i cili luajti për Arsenalin për shtatë vjet, u transferua te Bayer Leverkusen në fillim të korrikut.

“Ai e kishte të qartë se tani është koha e duhur për një hap të tillë. Ai gjeti mundësinë për t’u transferuar te Leverkusen shumë tërheqëse për të. Ne e diskutuam këtë dhe në fund të gjitha palët ranë dakord që ky ishte vendimi i duhur”, ka thënë Arteta nga mediat angleze.

Granit Xhaka bëri 297 paraqitje për Arsenalin, duke shënuar 23 gola. /G.D abcnews.al/

Teilen: