Sunday, 26. April 2026
Sport

Eurogoli i Xherdan Shaqirit çmend amerikanët, kjo është nota

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Xherdan Shaqiri përveç që ka shënuar edhe ka asistuar në golin e dytë për fitoren e Chicago Fire me rezultat 3:0 ndaj Montrealit, në kuadër të kampionatit amerikan. 

Shaqiri ka realizuar në minutën e 33-të. 

Ai nga rreth 20 metra ka dërguar një projektil të vërtetë, duke shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë, për 3:0.

Shaqa ka asistuar në golin e dytë në minutën e 11-të. 

Futbollisti i ndeshjes është Maren Haile-Selassie (Chicago) me notën 8.0, ndërsa Shaqiri u vlerësua me 7.4 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Golat i realizuan Gutierrez (9′), Haile-Selassie (11′) e Shaqiri (33′). Lassiter i CF Montreal humbi penalltinë në minutën e 36-të.

Teilen: