Sunday, 15. March 2026
Sport

Një gol që jep shpresë, Vllaznia humb ndaj Linfield në ndeshjen e parë

GS 13/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Vllaznia ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të UEFA Conference League ndaj Linfield me rezultatin 3 me 1.

Katër golat u shënuan në pjesën e dytë të takimit, shkruan Lajmi.net

Dy gola të shpejtë në minutat 57’të dhe 68’të, i shënoi McKee.

Kurse për 3 me 0 u përkujdes Scott në minutën e 76’të.

Vllaznia realizoi një gol që mund të jap shpresë në ndeshjen kthyese. Ishte Juric që shënoi të vetmin për ekipin shqiptar në minutën e 89’të./Lajmi.net/

 

  


Teilen: