• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Shehi flet pas ndeshjes: Të jemi më të zgjuar dhe agresivë

13/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana e mbylli në barazim 1-1 sfidën e Conference League kundër Dinamo Batumit. Goli i Regi Lushkjes në minutat shtesë, evitoi humbjen e bardhebluve. Trajneri Orges Shehi analizoi duelin e parë përballë rivalëve gjeorgjianë, ku ndër të tjera tha:

“Deri diku, ndeshje pozitive. Duke pasur parasysh kontingjentin e vonë, disa lojtarë e ndërrime për shkak të gjendjes fizike. Kemi bërë mirë, edhe pse ka vend për të përmirësuar. Sidomos në sulm.

Ne kërkonim të ishim më agresivë, ta ftonim kundërshtarin të luante në qendër për t’i rrëmbyer topin. E për t’u nisur pastaj. Mendoj se deri diku e bëmë mirë.

Ne e dinim që është e vështirë, edhe për shkak të efektit kohë, duke pasur parasysh që në fushë ishin shumë lojtarë të rinj.

Mbrojtja ishte thuajse nga e para, kjo ka vështirësitë e veta. Sepse nuk mund ta kristalizosh në një kohë kaq të shkurtër me 6 lojtarë të rinj. Mendoj se diçka mund të evitohej, duke qenë më të zgjuar në momente të veçanta.

Goli? Ata kanë lojtarë agresivë. Për një moment të veçantë u ndëshkuam. Por skuadra meriton komplimente që nuk u dorëzua, vazhdoi dhe këmbënguli.

Më vjen mirë që lojtarët e stolit treguan atë që kam thënë në dhomat e zhveshjes. Që më të rëndësishëm janë ata që ulen në stol sesa ata që e nisin nga fillimi.

  


Next Post

Revolucion te Juve, pas Bonuccit dhe Weston McKenny dalin në shitje Zakaria dhe Artur Melo

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.