Sunday, 15. March 2026
Sport

E mbani në mend Oscar Cardozo? Ende në formë përkundër moshës, shënon në minutat e fundit

GS 14/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Libertad Asuncion arriti fitore ndaj Tigre me rezultatin 2 me 1 në playoffin e Kupës së Amerikës (1/16 e finales).

Golin e fitores në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i njohur, Oscar Cardozo, shkruan Lajmi.net

Cardozo u inkuadrua në lojë në minutën e 78’të dhe pas dhjetë minutave shënoi për shifrat 2 me 1.

Kujtojmë që Cardozo është në moshën 40-vjeçare dhe ende po luan futboll.

Ai u bë i njohur gjatë kohës sa ishte në Benfica. Kujtojmë që në total me të gjitha klubet dhe garat, Cardozo zhvilloi 671 paraqitje, shënoi 323 gola dhe bëri 77 asiste./Lajmi.net/

  


Teilen: