Bisedimet mes Lukakut dhe Juventusit duket se e kanë acaruar keq Interin, me zikaltrit që duket se kanë hequr përfundimisht dorë nga shërbimet e belgut.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, nënkampionët e Europës kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e 30-vjeçarit dhe në listë janë dy objektivat kryesorë të Milanit.
I pari është Alvaro Morata. Eksperienca e sulmuesit spanjoll në Itali duket se ka bërë që disa klube të Serisë A të interesohen për të, pasi në garë me kuqezinjtë është dhe Roma.
I dyti është Mehdi Taremi, me sulmuesin nga Irani që është gati të largohet nga Porto për një eksperiencë të re. Gjithashtu 30-vjeçari është në listën e dëshirave të Milanit, por duket se Interi nuk kërkon që rivalët e qytetit të përforcohen akoma dhe më shumë.
PANORAMASPORT.AL