Monday, 16. March 2026
Sport

VIDEO/ Shmanget tragjedia, Mesi i shpëton një aksidenti me makinë pasi kalon semaforin me të kuq në SHBA

GS 16/07/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Mesi do të prezantohet si futbollisti më i ri i Inter Majemi sot, por vizitat e tij në klubin amerikan kanë filluar që në ditët e kaluara. Dhe një nga këto vizita mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë yllit argjentinas i cili ka rrezikuar jetën duke u larguar nga stërvitja.

ffsfdsdfsdfsdfsdfsdf

Në një video të publikuar nga televizioni argjentinas TyC Sports, shihet një makinë e bardhe që kalon semaforin me të kuq dhe për pak sa nuk përplaset nga makinat e tjera që vijnë me shpejtësi.

Pas saj është një makinë policie, e cila nuk e ndal, por thjesht e shoqëron automjetin e parë, në të cilin raportohet se ka qenë Mesi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: