Arturo Vidal u largua nga Flamengo dhe u transferua tek një tjetër klub brazilian, Atletiko Paranaense. Aventura e 36-vjeçarit me skuadrën e re nisi në mënyrën më të mirë pasi u aktivizua në minutën e 62-të dhe skuadra e tij fitoi me rezultatin 2-0.
Pas sfidës, Vidal shpërtheu ndaj ish-trajnerit të tij tek Flamengo, Horge Sampaoli duke e cilësuar si një teknik dështak që nuk vlerëson futbollistët e tij.
“Më vjen shumë mirë që marr minuta dhe luaj. Unë kam qenë gjithmonë gati vetëm se më kishte rënë për pjesë një trajner… Le të themi një trajner dështak që nuk di të vlerësojë futbollistët e tij. Tani shpresoj që ndeshjet e radhës t’i luaj nga minuta e parë dhe të tregoj atë që kam bërë në të gjithë karrierën time, të fitoj. Nuk dua të flas më shumë për trajnerin e fundit, për mua ai është një histori e mbyllur dhe sa mirë që nuk punoj më me të”, deklaroi kiliani.
PANORAMASPORT.AL