Mesfushori i skuadrës së Prishtinës, Kushtrim Gashi, është operuar me sukses.
Pas një lëndimi të pësuar kampionat ndaj SC Gjilanit si dhe të ripërsëritur po ndaj SC Gjilanit, në finalen e Kupës së Kosovës, ai është operuar me sukses.
Gashi ndërhyrjen e ka bërë në këmbë derisa pritet të mungojë disa muaj.
Prishtina i dëshiron shërim të shpejt dhe beson se do të kthehet edhe më i fortë në fanellën “bardhekaltër”./Lajmi.net/