Milani ka gati ofertën e re për Taremin.
Milani raportohet se është gati të dërgojë një ofertë të dytë për Mehdi Taremi, me besim se një marrëveshje mund të arrihet.
Klubi italian bëri një ofertë prej rreth 13 milionë eurosh për të, por që u refuzua menjëherë nga Porto, transmeton Gazeta Express.
Klubi portugez kërkon rreth 20-25 milionë euro për shitjen e Taremit.
Siç raportohet nga “Calciomercato”, Milani nuk është i dekurajuar nga refuzimi fillestar i Portos dhe ka përgatitur një ofertë të dytë për sulmuesin iranian.
Oferta e dytë thuhet se është me vlerë rreth 20 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Transferimi i 30-vjeçarit në “San Siro” vlerësohet se mund të ndodhë, duke marrë parasysh se ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Porton.
Në sezonin e fund, Mehdi Taremi shënoi 31 gola dhe regjistroi 14 asistime në 51 paraqitje në të gjitha garat.