Aubameyang po rikthehet në Serie A.
Lajm i bujshëm nga Italia, Aubameyang te gjiganti italian.
Sulmuesi gabonez, Aubameyang verën e kaluar u transferua nga Barcelona te Chelsea për shifrën e 12 milionë eurove.
Aubameyang luajti vetëm 968 minuta sezonin e shkuar te Chelsea, duke realizuar tre gola.
Gabonezi nuk bën pjesë në planet e Pochettinos dhe do të largohet nga Stamford Bridge gjatë kësaj vere.
Sportitalia, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Milan ka kontaktuar drejtuesit e Chelsea për transferimin e Aubameyang.
Blutë e Londrës janë të hapur ta lënë të lirë të largohet pa para dhe tani mbetet që 34-vjeçari ta ul pagën e tij për tu rikthyer në San Siro.