Klubi i Gjilani ka njoftuar që ka filluar shitja e biletave për këtë takim.
Gjilani e mbylli me barazim 2:2 ndeshjen e parë ndaj Progres Niederkorn, në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Konferencës.
Ndeshja e kthimit zhvillohet këtë javë në ‘Fadil Vokrri’, andaj biletat kanë dalë në shitje, transmeton lajmi.net.
Çmimi i tyre shkon nga 2 euro deri në 10.
Biletat janë të barkoduara dhe autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme
“Fillon shitja e biletave nga ora 10.00
Teatri i Qytetit në Gjilan
Lindje 2 Euro, Perëndim 5 Euro, VIP 10 Euro
SHËNIM! Biletat janë të barkoduara dhe autorizohet hyrja në stadium vetëm për mbajtësin e saj dhe një herë të vetme.
SC Gjilani nuk do të mbajë përgjegjësi për parregullsi në biletat të cilat nuk janë të shitura nga pikat e autorizuara nga klubi”, thuhej në njoftim të klubit.
Kujtojmë që ky takim luhet më 20 korrik, nga ora 20:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./Lajmi.net/